Mark Zuckerberg në gjurmët e Elon Musk, pushon nga puna 11,000 punonjës të ‘Meta’

0 178

Kompania Meta, që zotëron rrjetet sociale Facebook, Instagram dhe WhatsApp, ka njoftuar se do të shkurtojë 13% të fuqisë punëtore.

Në total, 11,000 punonjës do të pushohen nga puna nga 87,000 njerëz që punojnë për kompaninë në mbarë botën.

Në një deklaratë, shefi ekzekutiv i Meta, Mark Zuckerberg tha se shkurtimet ishin “disa nga ndryshimet më të vështira që kemi bërë në historinë e Metës”.

Lajmi vjen pas pushimeve të mëdha nga puna në Twitter, pas blerjes nga Elon Musk, i cili shkurtoi rreth gjysmën e stafit të tij dhe firmave të tjera të teknologjisë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.