Marjana Semini betohet si anëtare e Kushtetueses

0 123

Në Institucionin e Presidentit të Republikës u zhvillua këtë të hënë ceremonia e betimit e anëtares së Gjykatës Kushtetuese, znj. Marjana Semini.

Pas himnit kombëtar dhe leximit të vendimit përkatës të emërimit të saj, Gjyqtarja Marjana Semini me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë u betua para Presidentit të Republikës se: “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnike Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë”.

Presidenti Begaj i uroi suksese zonjës Marjana Semini në detyrën e re të anëtares së Gjykatës Kushtetuese.

Në ceremoninë solemne të betimit ishin të pranishëm Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, znj. Vitore Tusha, kryetarja e Komisionit të Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë, znj. Klotilda Ferhati Bushka, përfaqësues të Delegacionit të BE-së si dhe OPDAT si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit të Republikës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.