Marchegiani: Strakosha si Handanovic, bën pritje të vështira!

0 416

Thomas Strakosha do të ketë nesër një provë të vështirë ndaj yjeve të Juventusit, teksa do të provojë që të përsërisë paraqitjet fantastike të sezoneve të fundit. Portieri i kombëtares shqiptar, vlerësohet shumë nga figura të njohura të portës në Itali.

Njëri prej tyre është edhe Luca Marchegiani, i cili është aktivizuar për 10 sezone te skuadra bardhekaltër. Në një mbrëmje dedikuar Dino Zoff, opinionisti aktual i “Sky Sport” lëshon fjalët më të mira për “gardianin” sonë.

“Strakosha është i ri dhe që bën pritje të mira. Në momentet më të rëndësishme të ndeshjes, ai është aty dhe nuk e kuptoj pse duhet të ketë dyshime në lidhje me të. Unë nga ai do të kërkoja vetëm pak më shumë prezencë në fushë pas 3 vitesh si titullar. Ndonjëherë pesha e portierit është e madhe duhet të ndihet edhe në lojë. Zoff tha pak më parë ka thënë diçka inteligjente. Nëse ai do të ishte portieri i Interit, do të kishte të njëjtat vlerësime si Handanovic.  Kur është e rëndësishme të bësh diçka të rëndësishme, një pritje të bukur dhe të vështirë, Strakosha është gjithmonë aty duke e bërë. Edhe unë mendoj si ai”, u shpreh Marchegiani.

Leave A Reply

Your email address will not be published.