Manuel Nojer: Ky është Botërori im i fundit!

0 162

Manuel Nojer pritet të luajë Botërorin e tij të katërt në karrierë me Gjermaninë, pas atij në 2010-ën, 2014- ën ku ai u shpall kampion bote në Brazil dhe në 2018-ën.

Gjermania do ta nisë Kupën e Botës në Katar në datën 23 nëntor me ndeshjen e parë të grupit kundër Japonisë.

Katër herë kampionët e botës janë mes pretendenteve për të triumfuar në turneun e parë që do të mbahet në dimër, por Nojer tregohet i kujdesshëm.

Ai thA: Unë nuk kam frikë të them se ne duam të shpallemi kampionë bote, por kemi nevojë për momentin e duhur. E dimë që do të ketë shumë rivale të forta. Aspekti personal? Nuk i dihet kurrë, por mendoj se do të jetë Botërori im i fundit.”

Leave A Reply

Your email address will not be published.