Manja: Opozita të ulet për ndryshimet Kushtetuese. 5 Qershori përmban…

0 326

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ka treguar se çfarë përmban pakti i 5 Qershorit dhe si do përmirësojë ai procesin zgjedhor.

”Janë disa ndryshime në Kodin Zgjedhor ekzistues, ndyrshimet që u votuan sot me shumicë votash kanë të bëjnë me mirëadministrimin e procesit zgjedhor, transparencën e fushatës zgjedhore dhe të administratës zgjedhore. Kanë një riformatim të KQZ në 3 nivele dhe rregulla të reja për financimin e fushatës zgjedhore. Kodi Zgjedhor që votuam sot ka parashikuar financimin e fushatës zgjedhore të partive politike nga buxheti i shtetit, ndërsa donacionet kufizohen në një masë të konsiderueshme. Ajo që përbën standard në Kodin Zgjedhor është transparenca pas zgjedhjeve, hapja e materialeve zgjedhore. Ky është një standard për të cilin ne kemi bërë protestë edhe grevë urie”.

Nga ana tjetër, Manja i bëri thirrje opozitës jashtë Parlamentit që të mos kundërshtojë në mënyrë të prerë ndryshimet Kushtetuese.

”Përtej llogoreve politike, ndryshimet kushtetuese nuk prekin sistemin zgjedhore por hapjen e listave. Opozita duhet tu thotë shqiptarëve nëse është për t’u dhënë atyre mundësinë të zgjedhin. Pjesa tjetër pastaj është vetëm retorikë politike. Marrëveshja për ndryshimet kushtetuese ndodh në Parlament, miratohet aty. Nëse opozita do të ulet në Këshillin Politik për të diskutuar ndryshimet kushtetuese, do ta kuptojë që nuk kemi të bëjmë me ndryshim të marrëveshjes së 5 qershorit, por janë thjesht gjëra shtesë”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.