Mandati i Xhaçkës, dy grupimet në pd i drejtohen veçmas kushtetueses

0 150

Grupimi Berisha dhe ai i Alibeajt kanë depozituar në gjykatën kushtetuese dy padi të ndryshme, ndonëse kërkesat janë të njëjta. Deputetët e PD kundërshtojnë vendimin e Kuvendit që refuzoi heqjen e mandatit parlamentar të Olta Xhaçkës. Të dyja paditë kërkojnë gjithashtu konstatimin e papajtueshmërisë me Kushtetutën të mandatit te deputetes socialiste.

“Zonja Xhaçka nuk mund të jetë njëkohësisht edhe ministre e Jashtme edhe investitore strategjike. Nuk mund të jetë edhe deputete edhe pronare e plazhit publik. Ky është një akt shumë i rëndë. E megjithatë, jo surprizë për ne. Sepse në këto 10 vjet, kjo maxhorancë dhe kjo qeveri vetëm këtë kanë bërë. Kanë shfrytëzuar pushtetin për të vjedhur dhe për t’u pasuruar në mënyrë të paligjshme dhe më pas kanë përdorur kartonët e Parlamentit si mburojë për korrupsionin e tyre”, u shpreh Shehaj.

Nga grupimi Alibeaj padia ishte firmosur nga 14 deputetë të PD dhe në emër të tyre foli deputeti Gazment Bardhi.

“Është rasti unik në botë ku ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, deputetja Xhaçka gëzon njëkohësisht dhe statusin e partnerit strategjik për një investim në Himarë me vlerë 5.5 mln euro. KJo bie ndesh me nenin 7 të Kushtetutës që i ndalon deputetët që të përfitojnë fonde publike apo të përfitojnë pronë publike”, tha Bardhi.

Mbrëmjen e të enjtes Kuvendi miratoi me 73 vota pro dhe 21 kundër, raportin e mazhorancës socialiste që konstatonte se përfitimet si sipërmarrës të bashkëshortit të ministres së Jashtme, nuk e vendosnin Olta Xhaçkën në kushtet e papajtueshmërisë me mandatin parlamentar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.