Mamaqit nuk i del e keqja me Iva Tiçon, i bën ftesën publike gazetares

0 243

“Në garë me veten”, botimi i parë i Ermal Mamaqit ka shkaktuar një zhurmë të madhe në rrjet. Ndonëse një businessman si ai i ka konsideruar komentet e shumta si një marketing pa pagesë të librit të tij, nuk kanë munguar edhe përplasjet.

Një gjë që ka bërë habi në këtë mes janë edhe ironitë nga personazhe të njohur të ekranit ndaj aktorit. E një ndër sherret virtual më të diskutuar ishte ai mes Iva Tiços dhe Ermalit.

Së fundmi, moderatori i është rikthyer këtij momenti në një intervistë, duke u shprehur ndër të tjera se gjithçka ishte spontane, madje kërkoi ndjesë për gjuhën e përdorur.

“Nuk ishte e llogaritur. Madje, ishte keqardhje që pavarësisht humori që unë i bëj gjërat dhe jap mesazhin. Me erdhi keq që ajo ishte shprehur ashtu. Se pavarësisht se ajo mund të mos ta pëlqej librin, po ky është një biznes dhe po ironizon rrogën e shumë familjeve që kanë punuar për të.

Janë disa momente që shfrytëzohen për marketing megjithëse keqardhjen që kam kur disa njerez shprehen kështu, sidomos Ivën që e njoh. Nuk ka rëndësi se çfarë flitet, rëndësi ka që flitet,”-shtoi Mamaqi.

Mirëpo, kaq ëmbëlsi ishte e mjaftueshme, pasi Ermali nuk nguroi të “thumbonte” sërish gazetaren. Madje e ftoi publikisht në trajnimet e tij.

“Të gjithë ata njerëz që sulmojnë dhe shajnë kanë nevojë të vijnë në këto trajnime dhe të lexojnë librin. Patjetër edhe Iva. E mira do të ishte që këto komente të vinin pasi ta kishin lexuar këtë libër”-përfundoi aktori.

Kujtojmë që sherri midis Ivës dhe Ermalit e ka zanafillën nga një postim i Anisa Kushta, një përsonazh në rrjetet sociale, e cila ironizoi librin e Mamaqit duke postuar një fotomontazh të kopertinës së një libri të cilin e kishte titulluar “Në garë me qentë e lagjes.”

Poshtë postit të Anisës komentoi Iva Tiço e cila shprehej: “Mezi e kisha pritur, deri tani kam lexuar romane kot më kot, por siç thotë dhe një njeri i ndritur kjo është kohë e harxhuar kot. Faleminderit e nderuar që keni nxjerrë këtë vepër, vetem duam dhe trajnime nga ty se këto janë tema të thella shumë, respekte dhe mirënjohje për Juve”.

Edhe Mamaqi nuk ia la mangët Tiços.

“Iva zemër… Sa mirë që Anisa e botoi këtë libër se ti vdes për qenin… Më fal se unë kot më kot ndërhyra, se nuk kam lidhje më këtë punë, por ngaqë jam fans i Anisës. Por ty nuk duhet asnjë trajnim sepse ti ……..”, shkroi ai shoqëruar me një emoji me puthje.

Leave A Reply

Your email address will not be published.