Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka bërë thirrje për testimin e ilaçeve kundër sëmundjes së malariales për të trajtuar COVID-19.
“Detyra ime është të siguroj që të gjitha qasjet terapeutike që ndiqen sot, t’i nënshtrohen provave të rrepta klinike, dhe sa më shpejt që të jetë e mundur në mënyrë që të gjendet një vaksinë. E gjitha kjo nuk është çështje besimi, por çështje shkencore”, tha Macron.
Presidenti francez ka vlerësuar mjekun që cilësohet me nofkën si “çmenduri”. “Nuk është çështje besimi, është çështje shkencore. Jam i bindur se ai [Didier Raoult] është një shkencëtar i shkëlqyeshëm dhe unë jam i apasionuar pas asaj që thotë ai dhe asaj që ai shpjegon,” shtoi ai.
Pavarësisht kësaj, Macron bëri të ditur se do të përdoret kujdes në trajtimin e këtij medikamenti, sipas protokolleve.
“Unë e them këtë sepse duhet të jesh shumë i kujdesshëm. Presidenti i Republikës Franceze nuk është aty për të thënë” një trajtim i tillë është i mirë ose nuk është i mirë “. Detyra ime është të siguroj që të gjitha qasjet terapeutike që ndiqen sot mund t’i nënshtrohen prova të rrepta klinike, dhe sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të gjendet një trajtim”, u shpreh Macron.
Në Francë rezultojnë 165 mijë persona të infektuar nga të cilët rreth 18 mijë kanë gjetur vdekjen deri më tani.