Macron: Franca dhe Kina janë të vendosura për t’i dhënë fund përshkallëzimit të luftës në Ukrainë

0 231

Bashkëpunimi i ngushtë midis Francës dhe Kinës është çelësi për tejkalimin e pasojave të luftës në Ukrainë, tha presidenti francez Emmanuel Macron.

Më herët sot, lideri francez dhe presidenti i Kinës Xi Jinping zhvilluan një takim në margjinat e samitit të liderëve të G20 në Bali.

Gjatë bisedimeve, të dy udhëheqësit riafirmuan qëndrimin e tyre të vendosur për parandalimin e përdorimit të armëve bërthamore në luftë dhe diskutuan financimin e shteteve më të cenueshme.

Udhëheqësi francez shkroi më vonë në Twitter: “Përfundimi i përshkallëzimit dhe përballja me pasojat e luftës në Ukrainë, duke mbështetur ekonomitë më të cenueshme, duke dekarbonizuar ekonomitë tona dhe duke vepruar për të mbrojtur biodiversitetin: Franca dhe Kina janë të vendosura”.

Samiti vjetor vjen pasi vendet e G20 janë thellësisht të ndara për veprimet e Rusisë në Ukrainë, të cilat kanë rritur çmimet e ushqimit dhe energjisë në mbarë botën.

Më herët, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në samit në një fjalim virtual se tani ishte koha për të ndaluar luftën e Rusisë në vendin e tij “drejtësisht dhe në bazë të kartës së OKB-së dhe ligjit ndërkombëtar”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.