Lulëzon industria e armëve, ritme rekord prodhimi në Europën Lindore

0 9

Lufta në Ukrainë ka ndikuar kryesisht për të keq në ekonominë e Evropës. Por, një sektor po lulëzon në heshtje. Industria e armëve në Evropën Lindore po prodhon armë, predha artilerie dhe furnizime të tjera ushtarake me një ritëm që nuk është parë që nga Lufta e Ftohtë, ndërsa qeveritë në rajon udhëheqin përpjekjet për të ndihmuar Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë. Edhe pse të kujdesshme ndaj Rusisë, padroni i tyre i vjetër i epokës sovjetike, disa vende të Paktit të Varshavës por e ndihmojnë Kievin t’i rezistojë forcave pushtuese. Kompanitë e armëve po shfrytëzojnë mundësinë që iu është ofruar nga lufta. Firma shtetërore polake “PGZ” prodhon gjithçka, nga dronët tek automjetet e blinduara.

“Ne jemi duke u zhvilluar, duke zgjeruar aftësitë tona. Ne po përgatitemi për dërgesa të shtuara jo vetëm në tregun polak, dhe jemi të vetëdijshëm për këtë. Kemi shumë diskutime me klientë potencialë nga vendet e treta që dëshirojnë të pajisin ushtritë e tyre me armatime polake”, thotë kreu i kompanisë Sebastian Chwalek.

“PGZ-ja” thotë se ka dorëzuar të gjitha llojet e pajisjeve në Ukrainë, duke përfshirë mortaja, armë të vogla dhe municione. Ajo pret që të ardhurat e vitit 2022 të tejkalojnë objektivin e paraluftës prej gati 1.5 miliardë dollarësh.

Një histori e ngjashme po ndodh edhe në Republikën Çeke. Vendi ka furnizuar Ukrainën me armë në vlerë prej 2.1 miliardë dollarëve ndërsa eksportet e armëve janë duke arritur nivelin më të lartë që nga viti 1989. Industria e armëve në Evropën Lindore lulëzoi fillimisht nën komunizëm, gjatë prodhimit të armëve për bllokun sovjetik.

Leave A Reply

Your email address will not be published.