Lufta ruse në Ukrainë, mbi 700 miliardë dollarë dëme në ekonominë e vendit

0 161

Si pasojë luftës Ruse në Ukrainë janë shkaktuar mbi 700 mld dollarë dëme në ekonominë e vendit.

Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal, ndërsa ka mbajtur fjalën e tij në një mbledhje me kabinetin në Kiev, ka thënë se një nga prioritetet e qeverisë për këtë vit është “rimëkëmbja e Ukrainës”.

“Së bashku me Bankën Botërore, autoritetet ukrainase planifikojnë të kryejnë një verifikim të nevojave të Ukrainës për “rimëkëmbjen sa më të shpejtë”, ka thënë ai.

Më tej shtoi se në fillim të qershorit të vitit të kaluar, shuma e dëmit vlerësohej në rreth 350 miliardë dollarë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.