Luan Rama: Kryeministri në panik, s’do ketë kohë as të pastrojë fushën e Teatrit

0 420

Zv/kryetari i LSI-së, Luan Rama, thotë se kryeministri Edi Rama qëllimisht krijon vatra tensioni për të tërhequr vëmendje dhe sipas tij në të vërtetë kreu i qeverisë është në panik.

”Ai vetëm sa shfaq dëshpërimisht gjendje e tij të përfshirë prej panikut që ka të bëjë me thelbin e gjësë. Edi Rama nuk do të ketë kohë as të pastrojë fushën, jo me Fushën, por atë fushë që do të krijojë te ish-godina e Teatrit Kombëtar por as do të ketë kohë të bëjë projektin e tij, të ashtuquajturës godinë për fëmijët”.

I pyetur për propozimin e hedhur në tryezën e Reformës Zgjedhore nga Ambasada Amerikane në Tiranë, për miratimin e një sistemi danez zgjedhor, zv/kryetari i LSI-së tha se problemi nuk është te sistemi por zbatueshmëria.

”Për LSI-në, as ka qenë dhe as është ndonjëherë problemi te sistemi. Problemi i shoqërisë shqiptare nuk është problem ndryshimi i sistemit zgjedhor. As sistemi daneze nuk e zgjidh këtë problem nëse nuk zbatohet rekomandimi i BE për të ndëshkuar të gjithë ata që janë implikuar në vjedhjen e zgjedhjeve”,-tha në ”euronews” Sipas tij, kreu i mazhorancës po punon kundër arritjes së një konsensusi në tryezën për reformën zgjedhore.

Leave A Reply

Your email address will not be published.