Liroi të dënuarin përjetë, ILD nis hetimet për gjyqtaren Hoxha

0 375

Për gjyqtaren e rrethit gjyqësor në Krujë, Enkeleda Hoxha, mësohet se ka nisur një hetim disiplinor nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë. Këshilli i Lartë Gjyqësor ka përcjellë ankesën e paraqitur nga ana e Ministrisë së Drejtësisë pranë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë.

Ministria e Drejtësisë në cilësinë e ankuesit ka parashtruar si rrethana të faktit të shkeljes së disiplinës për lirimin me kusht të të dënuarit Indrit Dokle. Ende pa dalë në Vetting, Enkeleda Hoxha, liroi nga burgu Indrit Doklen, i dënuar me burgim të përjetshëm, si anëtar i bandës së Durrësit, i akuzuar për disa vrasje, plagosje dhe krime të tjera.

Në të njëjtën mënyrë që gjyqtarja Hoxha, përdori për lirimin e Dokles, në nëntor të 2017-ës, ajo liroi Genc Tafilin, i përfshirë në vrasjen e kolonel Arben Zylyftarit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.