Lionel Messi thyeu rekordin e CR7 në Ligën e Kampionëve me golin e fundit

0 30

Superylli i futbollit Lionel Messi ka vendosur një tjetër rekord me golin e tij të fundit në Ligën e Kampionëve kundër Maccabi Haifa, duke parakaluar kundërshtarin e tij Cristiano Ronaldo.

Paris Saint Germain luajti ndeshjen e dytë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve të mërkurën në mbrëmje, teksa ishte mysafir në Izrael, ku edhe fitoi.

Vetëm 13 minuta pasi kaluan në epërsi vendësit, PSG gjeti barazimin. Një krosim i Kylian Mbappe e gjeti në pozicion të volitshëm Lionel Messin, i cili me një goditje të lehtë nga 6 metra rivendosi barazinë.

Pikërisht me këtë gol, Messi shënoi kundër skuadrës së 39-të të ndryshme në Champions, diçka që e ka arritur në 158 ndeshje të kompeticionit më elitar evropian për klubet. Kësisoji, ai ka kaluar tashmë Cristiano Ronaldon, i cili ka arritur të shënojë kundër 38 skuadrave të ndryshme në 183 paraqitjet e tij në Ligën e Kampionëve.

Sigurisht, Ronaldo nuk do të shtojë numrin e tij këtë sezon, nëse nuk largohet “Old Trafford” në janar, sepse Manchester United nuk luan dot në Champions këtë sezon. “Djajtë e Kuq” e kanë filluar fushatën e tyre në “Europa League” të enjten e kaluar.

Ai nuk do të ketë asnjë shans për të lëvizur derisa PSG të kalojë në fazën tjetër, megjithatë, me argjentinasin që ka shënuar tashmë kundër Benfica dhe Juventusit në sezonet e kaluara.

Leave A Reply

Your email address will not be published.