Liberalizimi i vizave për Kosovën, BE vendos “vulën e fundit” të mërkurën

0 154

Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian pritet që gjatë të mërkurës të miratojnë vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën duke nisur nga 1 janari i vitit 2024. Kështu raporton media Evropa e Lirë.

Kjo vjen pas rikthimit në rend dite të kësaj çështjeje, e cila javën e kaluar u hoq për shkak të tensioneve për targat mes Prishtinës dhe Beogradit.

Vendimi që do të sjellë lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në vendet e zonës Shengen, pritet që të miratohet pa diskutim, pasi shtetet e Unionit janë pajtuar për të që më 22 nëntor.

Teksti është përpiluar nga Republika Çeke, që mban presidencën aktuale të BE-së, por duke marrë për bazë propozimin spanjoll.

Sipas një version që ka parë Radio Evropa e Lirë, lëvizja pa viza do të jetë e mundur kur të hyjë në fuqi sistemi europian i udhëtimit, ETIAS. Deri në janarin e 2024-ës, Kosova duhet të bëjë marrëveshje për riatdhesime me ato vende të BE-së që ende nuk I ka bërë dje të vazhdojë të përshtatë politikën e saj të vizave me ato të BE-së.

Leave A Reply

Your email address will not be published.