Leonardo Dicaprio dhe Gigi Hadid janë çifti më i ri në ‘Hollywood’

0 15

Nuk ka më vend për dyshime. Leonardo DiCaprio dhe modelja Gigi Hadid kanë nisur një romancë së bashku.

Burimet kanë treguar për “Us Weekly” se fituesi i ‘Oscar’ e ka ‘pëlqyer gjithmonë’ modelen.

“Ai mendon se ajo është e bukur, por gjithashtu një personazh i mençur dhe i lezetshëm, e cila ka një qasje shumë të kulturuar dhe të arsimuar për jetën,” shtoi burimi i brendshëm.

Aktori i filmit ‘Titanic’ dhe 27 vjeçarja “kanë shumë miq të përbashkët”, theksoi burimi, duke vënë në dukje se ‘të gjithë janë shumë të lumtur’ që i shohin bashkë, edhe pse shumë prej tyre nuk e prisnin.

Ndërsa ai vazhdon tashmë romancën, burimet tregojnë se 47- vjeçari është i vetëdijshëm se fansat e kanë vënë re tendencën e tij për t’u lidhur me modele të reja – shumë prej të cilave janë 25 vjeç e poshtë.

“Leo luan më këtë pjesë, por nuk mund të mohohet fakti se ai e ka një tip, ose deri tani”, shpjegon burimi, duke iu referuar faktit se Hadid është mbi moshën e vajzave me të cilat aktori krijon një marrëdhënie.

Në fillim të këtij muaji u përfol se Leo i kishte hedhur “sytë tek Gigi” që pas ndarjes nga Camila Morrone në fillim të verës.

“Ata janë thjesht miq”- u tha për çiftin, duke vënë në dukje se Hadid nuk ishte gati të kishte një lidhje me aktorin gjatë asaj kohe.

Por gjërat ndryshuan pasi fituesi i ‘Oscarit’ u pa me ish-modelen e Victoria’s Secret në një festë të javës së modës në Nju Jork.

Interesimi i DiCaprio-s për Hadid erdhi vetëm disa javë pasi u konfirmua ndarja mes mes aktorit dhe modeles Camila Morrone pas katër vitesh lidhje.

Hadid, nga ana tjetër, më parë pati një marrëdhënie afatgjatë me Zayn Malik . Dyshja u takuan dhe u ndanë pas disa vitesh lidhje në tetor 2021. Dyshja gjithashtu kanë dhe një vajzë 2-vjeçare të quajtur Khai.

Leave A Reply

Your email address will not be published.