Lajçak takohet me Ramën në New York, çfarë diskutuan

0 30

Në prag të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që mbahet në New York, kryeministri Edi Rama është takuar me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Lajmi këtij takimi është bërë i ditur nga Lajçak nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku ka postuar dhe një foto me kryeministrin Rama.

“Pata një takim shumë të dobishëm me Edi Ramën në prag të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Ne diskutuam situatën në Ballkanin Perëndimor. Mirënjohës për njohuritë dhe mbështetjen e tij për dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, shkruan Lajçak për takimin me Ramën.

Më herët, liderët e Ballkanit Perëndimor janë takuar me Shefin e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë të BE, Josep Borrell.

Leave A Reply

Your email address will not be published.