Kushi për objektivat në arsim gjatë vitit 2023: Kredia studentore drejt finalizimit

0 131

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi në një konferencë për shtyp ka folur për arsimin e lartë, kërkimin shkencor, ligjin për shkencën dhe kredinë studentore.

Kushi ka deklaruar se do të ndryshojë procedura për Maturën Shtetërore, pasi është hequr neni që nuk lejonte rivlerësimin e testeve të provimeve, në rastet kur nxënësit do të kenë pretendimet e tyre për rezultatet.

Po ashtu, ajo u shpreh se prioritet i Ministrisë së Arsimit është ndërkombëtarizimi, ndërsa kërkimi shkencor ka pësuar një rritje nga vit në vit, ku niveli i suksesit nga 8% ka shkuar në 30%.

Në lidhje me kredinë studentore dhe institucionale, u shpreh se është drejt finalizimit pasi duhet dakordësuar dhe e vetë institucionet, ku përfitim më të ,madh do të kenë studentët e programit master.

Pjesë nga fjala e ministres Evis Kushi:

1.Arsimi i lartë dhe kërkimi shkencor

Prioriteti është ndërkombëtarizimi. Bashkëpunimi me universitet evropiane, sjell rritjen e cilësisë dhe mundësi për studentët që të rrinë në Shqipëri. Vjet patëm 15 programe studimi. Kemi dhe me Britaninë dhe aplikime të reja. Kemi 19 programe studimi në gjuhën angleze. Kemi 23 aplikime për vitin e ardhëm akademik.

Mbështetje për ndërkombëtarizimin. Kemi një fond për ta mbështetur këtë fond. Kemi patur 218 milionë lekë për infrastrukturë akademike. Këtë vit janë parashikua fonde të reja.

2.Kërkimi shkencor

Kërkimi shkencor është prioritet pasi është propozuar dhe nga KE. Kemi patur rritje nga viti në vit. Jo vetë me fondet e buxhetit të shtetit or dhe ato që ofron BE, siç është program “Horizont Evropa”. Niveli i suksesit nga 8% i mëparshëm ka shkuar në 30%.

Mbështetja studentore, për herë të parë do kemi bursa studentore me vlera më atë madh. Do jenë sap aga minimale. Për ata që janë ekselentë dhe për ata që zgjedhin programet që janë prioritare që janë për zhvillimin e vendit. Si mësuesia, bujqësia, turizmi, peshkimi e tij, por me mesatare 8.5. Marrëveshja është gati, në fund të muajit janar është afati i aplikimeve.

3.Ligji për shkencën

Rankimi për ngritjen e institucioneve të arsimit të lartë. Sfida është që të përfshihemi në rankimet ndërkombëtare. E mira e mundshme është që universitet të profilizohen

Kredia studentore dhe institucionale, jemi drejt finalizimit dhe jemi duke e dakordësuar me vetë institucionet. Me e vlefshme , besoj se do jetë për programin master pasi dhe tarifat janë më të lata.

4.Sporti

2022 kemi pasur rezultate të larta për shkak të vëmendjes dhe mbështetjes që kemi ofruar për sportistët dhe federatat. Programi i ekipeve sportive. I pëlqyer dhe nga prindërit, do kemi 700 ekipe dhe 10 mijë nxënës të angazhuar. Kemi rritur numrin e klasave sportive dhe të disiplinave.

Leave A Reply

Your email address will not be published.