Kush është 49-vjeçari që qëlloi drejt policisë, pamjet e arrestimit të tij

0 187

I cilësur nga policia si një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, Agim Gjata, është vënë në pranga nga policia.

Gjatë aksionit të uniformave blu, 49-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të efektivëve, por është neutralizuar dhe është vënë në pranga.

49-vjeçari ishte i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe ishte i dënuar më parë për vrasje.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 2 armë zjarri, kallashnikov dhe pistoletë, municion luftarak dhe dylbi.

Po ashtu janë publikuar pamjet e arrestimit të Gjatës.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.