Kurti pranon kërkesën për vizitën e Patriarkut Porfirije në Kosovë

0 169

Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, i është lejuar që të hyjë në Kosovë, në kuadër të përgatitjeve për festën e Krishtlindjes Ortodokse, që festohet më 7 janar.

Zyra e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, tha se iu përgjigj pozitivisht kërkesës për lejimin e vizitës së Porfirijes.

Këtë kërkesë Kurtit ia dërgoi ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiç.

“Patriarku Porfirije ka paralajmëruar që sot pasdite do të vijë te vendkalimi kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se dëshiron të hyjë pa truprojat e tij, edhe pse nuk ka bërë kёrkesё pёr vizitë, sipas dispozitave tё marrëveshjes ekzistuese”, u tha në njoftim.

Sipas Qeverisë së Kosovës, paralajmërimi i Porfirijes se do të hyjë në Kosovë pa truproje është “edhe një dëshmi e radhës se Kosova është vend më i sigurt se Serbia”.

Patriarku Porfirije kishte planifikuar që ta vizitonte Kosovën edhe në fund të dhjetorit. Megjithatë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, i kishte parashtruar disa kushte, para se t’i lejohej vizita e tij në Kosovë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.