Dje Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, njeriu më i rëndësishëm i diplomacisë amerikane dhe botërore, tha se “Mirëpres marrëveshjen ndërpartiake në Shqipëri për Reformën Zgjedhore, e cila do të forcojë demokracinë e saj dhe do forcojë edhe të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Ne inkurajojmë të gjitha palët që ta kodifikojnë këtë marrëveshje”.
E tha Pompei!
Ndër mijëra punët e shumta që ka kryediplomati amerikan gjeti momentin dhe kohën për ta pohuar qartë se mbështet Marrëveshjen. Dhe kjo deklaratë vinte pas një pune të ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e cila falë një durimi titanik priti dhe punoi për dy ditë, mbi 9 orë çdo ditë, me PD, PS, LSI dhe deputeten Hajdari derisa realizoi Marrëveshjen e Madhe dhe Historike mes palëve politike shqiptare. Të mos ishte ambasadorja Kim sot do kishim një përplasje të egër, edhe me turma, mes palëve, por ambasadorja me përkushtim të pashoq, që rrallë ambasador e ka bërë këtë akt durimi me palët shqiptare, ia arriti.
Kur ambasadorja amerikane ia la “topin” në fushën e PD-së, atë natë, u mendua se do të ishte selia blu që mund të sillte dështimin e Marrëveshjes. Dhe mund të kishte të drejtë, pasi Edi Rama ia mori zgjedhjet me bandat, siç del nga dosjet penale të Dibres dhe Durrësit, i përlau edhe zgjedhjet vendore me votime të tipit komunist, ia zëvëndësoi vendet bosh në parlament me ca idiotë të listave; pra kishte arësye që PD-ja dhe LSI të mos e firmosnin pa një qeveri zgjedhore. Dhe kushte të tjera shtesë.
Por PD dhe LSI dëgjuan zërin e arësyes dhe garancisë amerikane dhe firmosën. Natyrisht një rol të vendimtar ka luajtur edhe Presidenti Republikës që ka ndikuar me autoritetin e tij mbi opozitën që ta firmosin Marrëveshjen, të cilën ambasadorja amerikane e kishte në dorë, bashkë me ambasadorët e BE dhe Britanisë së Madhe.
Pas firmosjes gjithçka dukej mirë. BE e përshendeti, SHBA po.
Por Edi Rama vuri në punë mekanizmin bllokues të deputetëve të “opozitës”, gjoja se nuk kam 84 vota dhe nuk votohej. Bile të gjithë deputetët e “opozitës” që i komandaon dhe iu jep dreka Taulant Balla e që votojnë si don PS-ja, u vunë në lëvizje se “nuk e votojmë”.
Preteksti duket “parimor”, sepse gjoja kërkojnë “lista të hapura”. Por ata e dijnë se këta soji deputetësh nuk fitojnë me lista të hapura e as të mbyllura, sepse nuk janë përfaqësues të rrymave apo grupimeve popullore. Ata thjesht hynë nga gabimi i Bashës dhe Kryemadhit, të cilët dolën fatalisht nga parlamenti, duke ia lenë, pa dashje, krejt pushtetet Edi Ramës.
Pra futja në lojë e “deputetëve të opozitës” për të mos e votuar Marrëveshjen tregon se ka urdhër nga kryeministria, ndërkohë që edhe pesë vota duhen, sepse Lefter Maliqi e Suzana Topit e dhanë votën hapur pro Marrëveshjes. Në atë zullumuhi deputetësh idiotë nga radhët e “opozitës’ të mos gjenden edhe 5 deputetë për ta votuar, ndërkohë që 77 i ka PS-ja, plus 2 që e dhanë hapur dje votën; tregon se është vetë Rilindja që nuk e do votimin e Marrëveshjes Politike për Reformën Zgjedhore.
Por mosvotimi do të sjellë trazira politike, pasi opozita ka të drejtën e Zotit të dalë në sheshe kundër kësaj qeverie dhe ta rrëzojë duke kërkuar atë që kishte në fillim: qeveri zgjedhore.
Kur nuk dëgjon as ambasadoren amerikane, as Sekretarin Amerikan të Shtetit, tregon se një kurajo e çmendur e Rilindjes po vepron për interesa destabiluzuese në vend e nga ku përfiton përherë mafia shqiptare e kokainës.
Themi kurajo e çmendur, pasi të poshtërosh sekretarin amerikan të Shtetit do të thotë tëo frosh fundin tënd politik. E provoi ish-presidenti Berisha pas zgjedhjeve të manipuluara të maj 1996, kur refuzoi të priste zv/sekretarin amerikan të Shtetit, Timi Ëorth.
Por dihet fati i ish-presidentit!
Ndaj duket se dhe fati i kryeministrit Rama do jetë më fatal se në vitin 1996-1997!