Ku ka dashuri ka edhe zënka! Kiara “kërcënon” Luizin

0 499

Nuk kanë thënë kot, nuk ka dashuri pa zënka. Mbrëmjen e djeshme të gjithë ishim dëshmitarë të surprizës madhështore që Luizi bëri për Kiarën në ditën e të dashuruarve.

Së fundmi dyshja “kanë debatuar” me njëri-tjetrin dhe shkaku duket se është Maestro. Ky i fundit së bashku me Luizin kanë nuk i kanë kursyer ironitë me njëri-tjetrin, ngjarje në të cilën është përfshirë edhe moderatorja.

“Shyqyr që ke respekt për Kiarën se do të më kishe shkatërruar,”-ishte komenti i Ejllit për Kllogjerin i cili “acaroi” Kiarën. Kjo e fundit i kërkoi Luizit t’i linte ironitë se nuk i ecnin me të.

Jo vetëm kaq! Ndërkohë që Luizi i këndonte fragmentin e këngës që i dedikoi “Të dua edhe kur më acaron” Kiara “e kërcënoi” duke i thënë se kjo e ndodh tani pasi po të ishin jashtë do e bënte të “vuante”.

“Më acaron. Ta tregoj sa të dalim jashtë. Telefonin do ta fik dhe nuk më gjen më nëse më acaron,”-i tha moderatorja.

‘Shën Valentini’ solli mbrëmjen e djeshme në ‘Prime’ emocione të forta dhe shumë dashuri. Ajo që spikati ishte surpriza e Luiz Ejllit për Kiara Titon, një këngë e cila mban titullin ‘Me ty’. Edhe pse Kiara nuk i bëri asnjë dhuratë Luizit, ajo u sigurua që veshja e saj të kishte diçka që i përkiste të dashurit të zemrës.
Shkronja ‘L’ ishte gdhendur në një anë të fustanit të kuq të moderatores. Ajo nuk u përmend gjatë ‘shoë-t’ por u vu re në rrjetet sociale dhe u theksua nga vetë krijuesja e fustanit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.