Kryeministri i ri britanik futet në “klubin” e liderëve shtatshkurtër

0 213

Emërimi i Rishi Sunak në postin e kryeministrit të Britanisë së Madhe nuk bëri bujë vetëm për shkak se ishte i pari jo i bardhë që merrte këtë post, apo për pasurinë e tij më të madhe sesa vetë Mbreti i Anglisë. Një tjetër veçanti që ka kapur sytë e mprehtë të vëzhguesve është edhe fakti se ai është kryeministri më i shkurtër i vendit që prej Winston Churchill-it.

I gjatë vetëm 170 centimetra, Sunak ka vetëm 3 centimetra më shumë se kryeministri legjendar britanik që udhëhoqi vendin gjatë Luftës II Botërore

Megjithatë, Sunak nuk është i vetmi në arenën ndërkombëtare, pasi i bashkohet një klubi special krerësh shtetesh që nuk i kalojnë 173 centimetra gjatësi.

Në këtë klub bëjnë pjesë Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i cili është 173 cm i gjatë dhe Kancelari gjerman Olaf Scholz, i cili është rreth 167 centimetra i gjatë. Po aq është edhe presidenti më i përfolur i momentit, Volodymyr Zelensky i Ukrainës. 173 centimetrat nuk i kalon as armiku i tij, presidenti rus, Vladimir Putin. Shumë më i shkurtër është një tjetër personazh negativ i politikës botërore, Kim Jong Un, i cili është vetëm 158 centimetra i gjatë.

Çështja e gjatësisë së Sunak u bë temë debati në Twitter një ditë më parë, kur pas mbledhjes së Partisë Konservatore, ish-ministri i financave u duk sikur u zgjat për disa centimetra krejt papritur, teksa ishte rreshtuar me kolegët për të realizuar një fotografi në grup.

Leave A Reply

Your email address will not be published.