Kryemadhi nxjerr filmimet e 180 ditëve në inceneratorin e Tiranës: Nuk kryhet asnjë proces

0 141

Ditën e sotme, deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka publikuar një material që e ka përgatitur për 108 ditë lidhur me procesin e trajtimit të mbetjeve.

Duke akuzuar qeverinë si të përfshirë në çështjen e inceneratorëve, Kryemadhi thotë se kryeministri Edi Rama ka gënjyer në Komisionin hetimor për Inceneratorët kur tha se në inceneratorin e Tiranës bëhet ndarja në burim, riciklimi dhe djegia.

Ndërsa nga pamjet që Partia e Lirisë ka siguruar në inceneratorin e Tiranës bëhet vetëm kapsulimi.

“Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet të dalin të dy para drejtësisë për aferën e inceneratorëve. Deklaratat e tyre në Komisionin Hetimor janë gënjeshtra dhe për veprimet dhe deklarimet e tyre duhet të dalin bashkë. Edi Rama dhe Erion Veliaj në dy kokat kryesore të grupit të strukturuar kriminal të aferës së inceneratorëve”,-tha Kryemadhi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.