Kryebashkiaku i Tepelenës rrezikon jetën e kryeministrit Rama

0 337

Kryeministri Rama ka vendosur rregulla të rrepta ndaj kujtdo që në mjedise të mbyllura nuk mban maska mbrojtëse ndaj kororanvirusit. Sidomos në bare e restorante, duhet që punonjësit e shërbimit me çdo kusht të jenë të pajisur me maska dhe doreza mbrojtëse kur janë në shërbim ndaj klientëve. Ministria e shendetsisë ka rregulla të rrepta ndaj atyre shkelësve, të cilët gjobiten deri në 10 milionë lekë ose me pezullim apo mbyllje aktiviteti.

Por nuk ka ndodhur kështu në një drekë (shiko foton) ku kryebashkiaku tepelenas Tërmet Peçi ka ftuar kryeministrin Rama në një restorant në zonën e Tepelenës. Fotografia e bërë në drekë padashje është një autogol për kryeministrin dhe kryebashkiakun. Jo për mishin e pjekur në hell prej orësh, por për shërbimin në restorant, ku shfaqet kamarieri që nuk mban as maskë e as doreza duke shërbyer kryeministrit.

Po sikur, rrezik qoftë, të ishte me koronavirus kamarieri, çfarë do na i ndodhte kryeministrit?! Dhe në Shqipëri nuk kemi spitale si në Britani kur kryeministri Johnson shpëtoi për qime nga koronavirusi.

Po sikur, largqoftë, Tërmet Peçi të na infektonte kryeministrin, si do shkonte halli i Shqipërisë?! Po PS-në kush do ta merrte apo do plaste lufta mes Pandeli Majkos, Ditmir Bushatit, Sajmir Tahirit e Erion Veliajt?

Leave A Reply

Your email address will not be published.