Kritikoi luftën në Ukrainë, e moshuara ruse nxirret zvarrë nga autobusi

0 132

Një video amatore është filmuar brenda një autobusi në Rusi, ku një grua e moshuar shihet duke u nxjerrë zvarrë nga mjeti transportues.

Gjithçka ndodhi kur rusja e moshuar filloi të kritikojë luftën e Vladimir Putinit në Ukrainë.

Videoja është shpërndarë nga WarTranslated, që merret ekskluzivisht me përkthimin e materialeve që kanë të bëjnë me luftën në Ukrainë.

Ajo dëgjohet duke kritikuar veprimet e ushtrisë ruse në Ukrainë, dhe në një moment bashkëqytetarët e sulmojnë verbalisht duke i thënë se duhet të largohet nga Rusia të shkojë të jetojë në Ukrainë.

E në një moment një burrit duket se nuk i pëlqejnë fare komentet e saj, pasi humb durimin dhe i afrohet e fillon ta tërheq zvarrë deri te dera e autobusit.

Ky nuk është rasti i vetëm që në Rusi ndëshkohen në forma nga më të ndryshmet, të gjithë ata qytetarë që shprehën lirshëm mendimet e tyre për luftën në Ukrainë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.