Kreshnik Spahiu për Lulzim Bashën: Të shpallet ”non-grata” nga SHBA-ja

0 231

Për Kreshnik Spahiun, kreyetari i PD-së Lulzim Basha është produkt korrupsioni dhe se Amerika sipaas tij duhet ta shpallë ”non-grata”. Deklarata e tij vjen në një kohë që PD doli me një humbje të thellë në zgjedhjet e pjesshme lokale që u mbajtën më 6 mars.

”Ka ardhur koha që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të reflektojnë këtë rezultat zgjedhor dhe ndoshta të shkojnë drejt hapit për të shpallur ”non-grata” Lulzim Bashën, njësoj si Sali Berisha, sepse asgjë nuk e ndan në të shkuarën e tij Luzlim Bashën me Sali Berishën. Lulzim Basha është produkt i atij korrupsioni dhe atij mekanizmi që ndërtoi Sali Berisha, prandaj ne jemi sot këtu ku jemi se nuk kishim një parti demokratike po kishim parti të një individi.

Me largimin e atij individi nuk kemi më parti dhe ky është realiteti. Amerikanët nuk e kuptuan që ajo parti nuk vlente më. Më mirë të shpallnin ”non-grata” partinë dhe gjithë grupin drejtues ta nxirrnin nga qarkullimi. Sa më shpejtë të bie Partia Demokratike aq më shpejtë mund të bie rrotacioni dhe largimi i Partisë Socialiste nga pushteti”, tha Spahiu për ”Top Channel”.

Po ashtu Spahiu hodhi aludime edhe për shëndetin mendor të Lulzim Bashës. Deklarata e kryetarit të PD se ”unë nuk kam humbur vetëm kam fituar”, pavarësisht pesë humbjeve radhazi, bëri që analisti Spahiu të arrijë në përfundimin se ai ka probleme psiqike.

”Një njeri i dështuar dhe unë që e njoh personalisht nga afër vë në dyshim intelektin e tij. Ai ka probleme serioze, vetëm një njeri me probleme psiqike mund të dali pas pesë humbjesh dhe të thotë se unë nuk kam humbur por vetëm kam fituar”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.