Kontrollet në banesën e Martinajt, një telefonatë nga burgu ngriti në këmbë policinë

0 156

Detaje të reja janë zbuluar një ditë pas kontrolleve që RENEA dhe FNSH zhvilloi në banesën e Ervis Martinajt dhe dy xhaxhallarëve të tij.

Burimet për “News 24” thonë se një telefonatë nga burgu ka ngritur në këmbë Policinë dhe Prokurorinë. Telefonata është kryer nga i nstitucioni i vuajtjes se denimit ne Peqin.

Konkretisht ka qenë një i dënuar për vrasje që ka bërë kërkesë për të regjstruar një numër telefoni në listën e telefonatave.

Pas kësaj kërkese administrata e burgut ka lajmëruar prokurorinië që ka nisur hetimet dhe ka marrë në pyetje të dënuarin. Ai mesohet te kete deklaruar se numri qe ka kerkuar te shtoje ne listen e telefonatave qe i lejohet eshte i nje te afermi te tij.

Pas hetimeve ka rezultuar se ky numër i përkiste një të afërmi të biznesmenit te zhdukur qe prej muajit Gusht, Ervis Martinajt.

Prokuroria ka lejuar të burgosurin të regjistrojë këtë numër dhe ka përgjuar telefonatën e kryer të të burgosurit me një të afërm të Ervis Martinajt.

Pas kësaj Prokuroria ka bërë kërkesë që të kryheshin kontrolle në shtëpinë e biznesmenit dhe dy xhaxhallarëve të tij.

Leave A Reply

Your email address will not be published.