OBSH-ja nuk po u rekomandon shteteve që të lëshojnë “pasaportat e imunitetit” për ata që janë shëruar nga Covid-19, por po shqyrton mundësinë e përdorimit të certifikatave elektronike të vaksinimit.
”Ne po shohim nga afër përdorimin e teknologjisë për përgjigjen ndaj Covid-19 dhe mund të punojmë me vendet anëtare drejt një certifikate elektronike të vaksinimit”, tha ai
OBSH njoftoi se në bashkëpunim me Estoninë, ka rënë dakord për të zhvilluar një certifikatë ndërkombëtare të vaksinimit, një kartë e verdhë elektronike, pjesë e programit COVAX, krijuar për të përshpejtuar dhe zhvilluar qasjen e barabartë ndaj vaksinave anti-Covid.
I ftuar në “Opinion”, ministri i Turizmit, Blendi Klosi, ceku këtë çështje duke thënë se “më shumë sesa emrin dhe mbiemrin do të verifikohen se çfarë analizash ka bërë [dikush] dhe se nga cili shtet vjen”.