Kishin temperaturë, 7 maturantë nuk lejohen të hyjnë në shkollë

0 393

Në gjimnazin “Qemal Stafa” maturantët i janë rikthyer bankave të shkollës por me rregulla strikte. Ajo që ra në sy sot është fakti që 7 prej tyre nuk janë lejuar të futen në shkollë, pasi nga kontrolli mjekësor rezultoi se e kishin temperaturën mbi 37.5.

“E kisha temperaturën 37.5. Më thanë që të kontaktoj me mjekun e familjes”, tha një prej maturantëve.

Ata thonë se ndihen pak të stresuar, por për ta është mirë që u rikthyen në shkollë. “Pak me stres, por është mirë që u kthyen në shkollë. Do të përmirësohemi akoma më mirë”, tha një studente.

Në këtë shkollë janë 352 maturantët, të cilët janë ndarë në 25 klasa me nga 12 ose 13 nxënës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.