Kina hidhet në kundërsulm: Virusi u soll nga jashtë dhe ka një gen që e vërteton

0 367

Fox News në SHBA po çon përpara tezën se koronvirusi aktual është prodhim laboratorik. Mediat në SHBA raportojnë se autoritetet kanë nisur një hetim të posaçëm për këtë çështje, ndonëse të gjithë shohin se teza e laboratorit i intereson presidentit Donald Trump.

Mirëpo vetë Kina refuzon të pranojë një variant të tillë. Sipas saj madje, virusi u soll në Kinë nga jashtë dhe këtë gjë e provon një gen brenda tij.

“Pesë organizata me reputacion përfshirë Xishuangbanna Tropical Botanical Garden dhe Central Botanical Garden nga Akademia Kineze e Shkencave kanë mbledhur të dhëna nga 93 specimenë të CoVid-19 nga 12 vende të ndryshme…

Kërkimi zbuloi se “paraardhësi” më i hershëm i virusit është mv1, që evoluoi në haplotipet H13 dhe H38 dhe ata nga ana e tyre çuan drejt shfaqjes së brezit të dytë të haplotipit – H3, që evoluoi në H1. Virusi që u zbulua në tregun e peshkut në Wuhan ishte i llojit H1. Vetëm haplotipi H3 u zbulua në Wuhan më herët, por ai nuk ka të bëjë me tregun në atë qytet”, është shprehur ambasadori kinez në Moskë, Zhang Hanhui.

Sipas tij kjo mungesë në zinxhirin e haplotipeve evolutivë provon se varianti H1 u soll në Wuhan nga ndonjë person i infektuar që përhapi epideminë.

“Sekuenca genetike nuk mund të gënjejë”, shtoi ai.

Hanhui ka hedhur poshtë akuzat duke kujtuar se përpjekjet e Kinës me karantinën e saj dhe ndërtimin e spitaleve i dhanë 2 muaj kohë botës. Në perëndim ka shumë dyshime për atë që ndodhi në Kinë, ndonëse Europa ka qenë shumë e rezervuar të ngrejë gishtin e akuzës.

Në këtë kuadër ambasadori ka kujtuar se zbulimi i pacientit zero duhet të shërbejë për ta kuptuar virusin, jo për të vënë në shtyllën e turpit të infektuarin e parë.

“Duke u bazuar në shkencën bashkëkohore dhe teknologjitë ne mund të gjurmojmë burimin e virusit dhe të jeni të sigurtë, se herët apo vonë, nuk do të vonojë dita kur çdo gjë që është mbajtur e fshehtë do të zbulohet” ,paralajmëroi ambasadori.

Nuk kuptohet se çfarë fsheh kjo, por Hanhui ka kujtuar se Kina ka ndarë çdo informacion që ka patur me shumë vende dhe organizata dhe ka asistuar deri më tani sipas tij, 120 shtete dhe katër organizata ndërkombëtare në betejën kundër CoVid-19.

“Të injorosh kontributin dhe sakrificën e Kinës shkon kundër normave morale dhe ndërgjegjes”, tha ai.

Leave A Reply

Your email address will not be published.