Kim Kardashian dhe Jennifer Lopez pozojnë së bashku, por kuptohet kush e mori vëmendjen

0 132

Kim Kardashian dhe Jennifer Lopez dukeshin të përsosura si kurrë më parë teksa bënë selfie së bashku në festën e 25-vjetorit të markës së mikeshës së tyre Anastasia Soare të shtunën mbrëma. J.Lo, 53 vjeç, ndau një sërë fotosh të saj dhe Kim, 42 vjeç, teksa pozonin për kamerën.

Ato gjithashtu bënë foto me Oprah Winfrey, aktoren Sofía Vergara, si dhe Anastasian Soare, e cila është CEO e markës së njohur Anastasia Beverly Hills. Eventi u organizua në një rezidencë private në Beverly Hills. Jennifer Lopez këtë herë mori vëmendjen e të gjithëve pasi dukej e mrekullueshme me një fustan të bardhë të tejdukshëm me golf dhe me detaje floriri. Lopez i kishte kapur flokët topuz dhe aksesorë mbante një palë vathë argjendi. Ndërkohë Kim u shfaq më e thjeshtë me një fustan ngjyrë kafe pa mëngë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.