Kemi një ”Zvicër të vogël” afër Elbasanit, por s’ka infrastrukturë

0 333

Shumë e krahasojnë edhe me një Zvicër të vogël pranë Elbasanit por që të arrish në këtë bukuri natyrore nuk është aq e lehtë. Pamja është fantastike.

Pishat, liqeni ajri i pastër, dhe mikpritja e banorëve, janë ato me të cilën mund të përballesh. Për shumë vite me radhë, në Funar mungon investimi në infrastrukturën rrugore.

Mungesa e rrugës dhe në përgjithësi e infrastrukturës në këtë zonë, ka ndikuar edhe tek banorët vendas të cilët hasin vështirësi edhe për kryerjen e punëve të tyre në bujqësi dhe blegtori.

Edhe pse i lënë në harresë, kjo zonë tashmë e ka reklamën e saj dhe ndërtimi i rrugës do ta kthente shumë shpejt në një atraksion turistik mjaft të lakmuar jo vetëm nga vizitorët vendas por edhe ata të huaj.

Leave A Reply

Your email address will not be published.