Këlliçi: Më përjashtuan nga Kuvendi se kisha një pajisje për të mbajtur telefonin

0 172

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi në një dalje për mediat, pas përjashtimit me 5 ditë nga Kuvendi, ka deklaruar se nuk ka folur fare gjatë asaj seancës dhe se është akuzuar se e kishte futur fshehurazi në Kuvend një pajisje të rrezikshme e cila sipas tij është një mbajtëse portative telefoni.

Deputeti i PD-së thotë se mbajtësen e telefonit e ka gjetur brenda në parlament dhe është e turpshme akuza që i bëhet.

“Pretendohet nga komisioni i etikës që kam futur këtë pajisje, që është një pajisje për të mbajtur telefonin. Blihet në çdo dyqan. E kam gjetur brenda sallës së Parlamentit. Më thonë se kam futur këtë pajisje, pretendojnë se e kanë parë me video. Të më tregojnë se çfarë të keqe i bën shëndetit të Ramës kjo pajisje. Akuzohem se kam bllokuar foltoren, ndërkohë që kryetarja e Parlamentit thoshte se nuk funksiononte mikrofoni i foltores. Kjo bëhet që Edi Rama të vijë në Parlament dhe të mos ketë opozitë aty. Do apo jo Lindita Nikolla, kësaj afere do i shkohet deri në fund. Unë si i ri mbi të gjitha, do qëndroj fort.”-tha Këlliçi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.