“Katar 2022”/ Policia sekuestron flamurin brazilian, e ngatërron me LGBT

0 181

Kujdesi i policisë së Katarit nuk ka pasur aspak ndikim nga protestat gjatë Kupës së Botës. Situata vijon të jetë tejet e tensionuar, ndërsa së fundmi është regjistruar një tjetër episod që ka sjellë polemika të forta.

Gjatë kontrolleve, policia ka ndaluar dy tifozë brazilianë, duke u sekuestruar atyre flamurin.

Në fakt tifozët posedonin flamurin e Pernambukos, por policia e ka ngatërruar me flamurin LGBT.

Në fakt flamuri i Pernambukos ka në mesin e tij një ylber dhe ka qenë pikërisht ky detaj që e ka ngatërruar policinë.

Duke marrë shkas nga ky episod (që është incidenti i radhës), FIFA ka vendosur që nuk do të ndalohet më asnjë flamur dhe tifozët mund të futen lirisht në stadium me flamujt LGBT.

Leave A Reply

Your email address will not be published.