Kaos në koncertin të Dua Lipës në Australi, bllokohet aplikacioni i biletave

0 166

Një kaos i madh u krijua jashtë ambienteve ku ishte caktuar të mbahej koncerti i Dua Lipës në Sydney, Australi pas një problemi me aplikacionin ku rezervoheshin biletat që la qindra fansa jashtë mbrëmjes.

Turma njerëzish u panë të rreshtuar jashtë Qudos Bank Arena në Parkun Olimpik të Sidneit pasi aplikacioni Ticketek nuk po funksionnte, duke lënë fansat jashtë koncertit dhe duke mos pasur mundësinë të shfaqnin biletën që kishin blerë online.

Disa fansa të Dua Lipa ishin ende jashtë arenës në orën 5 pasdite – 30 minuta para se ylli i One Kiss të dilte në skenë.

“Kjo është e neveritshme. @Ticketek_AU ka rënë dhe mijëra njerëz nuk mund të hyjnë për të parë @DUALIPA”, shkroi një fans në Twitter.

“Çfarë fatkeqësie është kjo, aplikacioni nuk funksionon dhe biletat nuk janë të vlefshme për shumë njerëz,” shkroi një tjetër.

Dua Lipa përfundimisht filloi shfaqjen e saj pas orës 21:00 (5 të mëngjesit EST) dhe u kërkoi falje fansave që ishin mbajtur në pritje.

Ylli tani ka mbajtur dy koncerte në Sydney dhe një në Brisbane si pjesë e turneut të saj Future Nostalgia.

Fituesja e Grammy-t ka gjithashtu dhe dy shfaqje në Melburn përpara se të performojë në Adelaide dhe Perth.

Leave A Reply

Your email address will not be published.