‘Ka mundësi ta nxjerrësh jashtë këtë maskara?’, Ngjela përplaset ashpër në emision me inxhinierin

0 362

Avokati Spartak Ngjela dhe inxhinieri Arben Meçe janë përfshirë në një debat të ashpër në studion e emisionit “360gradë” kur flitej për tërmetin e 26 nëntorit dhe pasojat që ai la. Inxhinier Meçe tha se shteti nuk ndërhyn në pronën private, ndërsa avokati Ngjela i tha se po mbronte shtetin.

Pjesë nga debati

Ngjela: Nuk më duhet mua ka apo nuk ka kontroll sizmik në botë. Problemi është që këtu nuk ka pasur shtet. Mos i dil krah një shteti injorant. Problemi është që këtu nuk ka pasur sistem ligjor për kontrollin e banesave. Pikë!  Që kur u privatizuan nuk u mor shteti me to.

Meçe: Ca prona është banesa avokat? Është pronë private. Në pronë private shteti nuk ndërhyn.

Ngjela: Shko ik mbro shtetin në gjyq. Ore zotëri ti këtu ke ardhur, je një zë.

Meçe: Është privat, nuk ndërhyn shteti.

Ngjela: Pse ndërhyn shteti, private janë këto që ranë?

Meçe: Sepse merr përgjegjësi politike te madhe fare.

Ngjela: Ore me degjo mua. Ku di ti cfarë është shteti

Meçe: E di, e di, vetem kete mos ma thuaj mua.

Ngjela: Tani po i kërkon shtetit përgjegjësinë

Në një moment të debatit, inxhinieri e akuzoi avokatin Ngjela si sekser i sistemit të drejtësisë.

Arben Meçe: Ti ke dalë në ekran dhe mbjell atë që nuk është e qenë. Nuk ka kriminalitet në ndërtim zotëri dhe ka një të vërtetë të mëdha, po lejet e ndërtimit kanë korrupsion. Por mos ngatërrojmë korrupsionin në leje ndërtimi, sic është edhe tek ju.  Ne kemi gjithë sistemin e drejtësisë pjesë e tij je ti…

Spartak Ngjela: Unë jam avokat

Arben Meçe: Pjesë e tij je, sekser je dhe ti. Si më akuzon mua si kriminel.

Ndërsa në vijim inxhinieri Meçe bëri deklaratën e fortë kur tha se për ndërtimet e dëmtuara para 2009, të gjithë do të shkojnë në burg dhe avokati iu kthye duke e akuzuar si te dehur.

Meçe: Çfarë është bërë ndërtim para 2009, do venë në burg, do vënë në burg dua apo nuk dua unë.

Ngjela: Për çfarë krimi?

Meçe: Krimi sepse kanë vrarë njerëz. Do dënohen

Ngjela: Ky ka pirë, është i dehur

Gjatë debatit në emisionin 360 gradë për situatën e tërmetit, avokati Spartak Ngjela ka kërkuar që inxhinier Arben Meçe të nxirret jashtë. Dy të ftuarit kishin mendime të ndryshme qe i perplasen me njeri-tjetrin.

“Ka mundësi ta nxjerrësh jashtë këtë masakra, dil jashtë”, iu drejtua avokat Ngjela.

“Ti të më nxjerrësh mua? Jo avokat jo”, tha Meçe.

Leave A Reply

Your email address will not be published.