Juventus: Nis një epokë e re, votohet emri i presidentit që pason Agnelli-n

0 186

Juventusi ka një president të ri pas largimit të Andrea Agnelli-t. Ai është Gianluca Ferrero, i cili mbylli edhe zyrtarisht një dekadë të suksesshme por edhe plot polemnika të Agnelli-t në postin më të lartë drejtues të klubit më të titulluar të Italisë.

Gjatë asamblesë së zhvilluar ditën e sotme u zgjodh edhe Këshilli Administrativ që do të çojë Juventusin drejt një epoke të re dhe me shumë problematika që nisin nga borxhet e mëdha të akumuluara gjatë 13 viteve të fundit.

5 anëtarët e rinj të këshilit janë; Fioranna Vittoria Negri, Maurizio Scanavino, Gianluca Ferrero, Diego Pistone dhe Laura Cappiello.

“Ishte kërkesa ime që të bëja një hap pas në mënyrë që në të ardhmen të përballemi më të fortë me sfidat që na presin por edhe me lirinë e mendimit.

Marrëdhënia me pronarin John Elkan mbetet shumë e fortë, ndërsa unë kam mbyllur një kapitull të rëndësishëm të karrierës time”, theksoi Agnelli përpara aksionerëve dhe Këshillit Administrativ.

Leave A Reply

Your email address will not be published.