Julian Deda prezanton kandidaturën për primaret në Bashkinë e Tiranës: Ka ardhur koha që kryeqyteti t’i shërbejë qytetarëve!

0 194

Aktori Julian Deda ka shpallur sot zyrtarisht kandidaturën e tij për primaret brenda Partisë Demokratike në garën për Bashkinë e Tiranës.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Deda thotë se Tirana prej vitesh ka qenë kryemundësia për të gjithë qytetarët, por sipas tij, këtë shkëlqim e ka humbur pak nga pak.

Deda renditi disa çështje, që sipas tij janë problematikat e kryeqytetit, duke nisur nga ndërtimi pa kriter i pallateve, tek zhdukja e parqeve dhe problematikat e bizneseve.

Sipas aktorit, ka ardhur koha që kryeqyteti të punojë në interest ë qytetarëve të saj, dhe mos t’i shërbejë interesave politike të një njeriu të vetëm.

Deklarata e plotë e Julian Dedës:

22 vite me parë erdha në Tiranë, fillimisht si student i akademisë së arteve. Tirana ishte shpresa ime për të realizuar ëndrrën për t’u bërë aktor dhe unë ia dola. Që nga ajo ditë e deri me sot Tirana ka qenë shtëpia ime, këtu u rrita si djalë, si artist e sidomos si familjar. Tirana me ka dhënë shume, me dha arsimimin, karrierën dhe sidomos mundësinë për te ndertuar nje familje shembullore per te cilen jam kaq krenar.

Me priti pa me paragjykuar, sepse Tirana nuk e lejon paragjykimin. Me strehoi me dashamiresine e vet pa kerkuar kurre ne kembim asgje. Gjithmone jam përpjekur te bej c’eshte e mundur qe te jem nje qytetar i denje i saj dhe Shqiperise.

Ne 21 vite rrugetim te jetes time, e kam pare Tiranen si kryemundesine per te gjithe, por ajo e ka humbur pak nga pak kete shkelqim. E ka humbur ndersa rriten kullat e zhduken parqet, e ka tretur ndersa ngushtohen rruget e rritet trafiku, e ka shuar ndersa zhduket diell e rritet smogu, e ka bjerrë ndersa mblidhen taksa e rritet represioni mbi biznesin.

Femijet kane humbur mundesine per te luajtur, prinderit kane humbur kohen per tia dhene femijeve te tyre, te moshuarit kane humbur perkujdesjen, Tirana ka humbur buzeqeshjen. Sot une jam ketu per te kerkuar nje tjeter mundesi para jush, per te kthyer borxhin qe une ia kam Tiranes. Se pari, te nderuar demokrate e simpatizante te Partise tone, kete mundesi e keni ju ne dore me voten tuaj ne primare. E me pas te gjithe bashke do te duhet te bindim edhe shume qytetare te tjere te ketij qyteti te na besojne neve.

Ky qytet prej 8 vitesh qeveriset me doren e majte dhe gjerat nuk kane shkuar aspak mire. Ne duhet ti shtrijme bashkeqytetareve tane doren tone te djathe. Sepse ne jemi njerezit qe mes te keqes dhe te mires, zgjedhim te miren, mes te gabuares dhe te drejtes zgjedhim te drejten. Tirana nuk ia ka borxh askujt qe te perdoret si mish per topin e axhendave personale politike e une besoj se e vetmja axhende qe i duhet Tiranes eshte ajo ne sherbim te qytetareve.

Une besoj se ka ardhur koha qe Tirana te punoje per qytetaret e saj, dhe jo per vetem per interesat e nje njeriu apo te nje grushti te vegjel njerezish rreth tij. 1 milione banore jane me te rendesishem se interesi personal i një njeriu, dhe një njeri nuk mund te shkaterroje interesin e 1 milione banoreve. Une jam njeri prej 1 milioneve qe besoj se gjerat mund te ndryshojne dhe duhet te ndryshojne. Prandaj sot jam ketu para jush per te kerkuar votebesimin per te ndertuar nje qytet qe buzeqesh bashke me qytetaret e vet.

Nje qytet qe nuk i genjen qytetaret e vet dhe ku qytetaret e tij nuk lejojnë askend qe t’i mashtroje paturpesisht. Une jam Julian Deda dhe sot garoj per Primaret e Partisë Demokratike. Faleminderit!

Leave A Reply

Your email address will not be published.