Jo vetëm gjatë verës! Ja pse duhet të hani akullore edhe gjatë dimrit

0 177

Shumë njerëz besojnë se akullorja është kënaqësi që shijohet vetëm për ditët e nxehta të verës.

Por kjo nuk është e vërtetë. Vetëm pse moti është i ftohtë gjatë dimrit, nuk do të thotë që nuk mund të shijoni një ëmbëlsirë të këndshme siç është akullorja.

Një nga problemet më të mëdha të të ngrënit të akullores gjatë stinës së nxehtë është shkrirja. Akullorja shpejt nis të shkrihet dhe përlyen duart apo rrobat. Gjatë dimrit, nuk ekziston ky shqetësim, pasi temperaturat e ftohta do ta mbajnë akulloren optimale.

Akullorja është opsion i mirë për t’i trajtuar dhimbjet e fytit. Kjo pasi freskia e saj ndikon në qetësimin dhe mpirjen e fytit të irrituar. Ajo ndihmon gjithashtu në marrjen e kalorive si kalciumi.

Nëse jeni adhurues i kafesë, akullorja është kombinim perfekt. Bashkë me akullore, pirja e një kafeje do të ishte e mirëseardhur gjatë stinës së dimrit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.