Një nga vendimet e qeverisë që muzika live nuk do të lejohen pas orës 20:00, është kundërshtuar nga pronarët e klubeve dhe nga vetë artistët. Këngëtarja Orgesa Zaimi, thotë se vendimi tregon dështimin e shtetit në menaxhimin e situatës lidhur me krizën e koronavirusit.
“Po kërkoj jo më shumë sesa të punoj. Është një gamë e gjerë profesionesh që mbyllen me mbylljen e muzikës. Shteti duhet të kontrollojë respektimin e masave, jo të mbyllë. Shteti ka dështuar në momentin që vendos mbylljen. Kryeministri duhet të na lejojë që të punojmë në kushte sigurie. Ne kemi luajtur në ambiente të sigurta, të hapura dhe kërkoj që të më lejohet mundësia që të punoj ende”.
Sipas saj, zgjidhja është “që të kontrollohen të gjitha ambientet ku ka grumbullim njerëzish, jo vetëm muzika live”.