Jeta dhe karriera reperit legjendar Tupac do të bëhet dokumentar

0 159

Jeta dhe karriera e Tupac Shakur po bëhet zyrtarisht një dokumentar. FX ka publikuar videon zyrtare të filmit, i cili vjen këtë pranverë dhe titullohet “E dashur mama”, e cila është marrë nga kënga me të njëjtin emër të reperit legjendar.

Në fakt, ky dokumentar do të eksplorojë edhe marrëdhënien e 2Pac me nënën e tij, e cila siç dihet kaloi disa vështirësi si për të mbetur shtatzënë ashtu edhe për ta rritur.

Jeta e reperit legjendar rikthehet në rrëfimin e ri që do të tregohet në serialin dokumentar, i cili ka në fokus nënën e tij, Afeni Shakur.

Filmi do të përbëhet nga 5 episode, të cilët nga regjisori, Allen Hughes, i cili është nominuar edhe për çmimin Emmy. Historia do të flitet nga njerëz që e njihnin nënën e djalin më mirë se kushdo.

Vlen të theksohet se çdo episod do të jetë i disponueshëm edhe në Hulu, pasi të jetë transmetuar në FX.

“Dear Mama” do të shfaqet premierë për publikun në pranverën e vitit 2023 dhe duke qenë se është një prodhim FX, ekziston mundësia që të jetë i disponueshëm edhe në Disney Plus.

Leave A Reply

Your email address will not be published.