Jennifer Lopez ka lënë sërish prapa moshën në imazhet e reja, në të cilat është shfaqur me fustan dhe take të larta.
Aktorja dhe këngëtarja 50 vjeçare, e cila është nënë e dy fëmijëve, ka xhiruar një reklamë për parfumin e saj të ri, ‘Promise’.
Lajmi për parfumin e saj të ri erdhi menjëherë pas deklaratës së saj se ka aktruar në filmin “Hustlers” pa pagesë. Ajo ka treguar se vendosi të luante në atë film për shkak të dashurisë.
Në një video për GQ, Lopez, e cila ka pasuri në vlerë prej afro 400 milionë dollarësh, ka thënë: “Kam aktruar dhe kam qenë producente pa para. Njësoj sikur ‘Jenny From The Block’ – bëj atë që dua”.
J.Lo luan rolin e striptizetës Ramona në filmin “Hustlers”, ndërsa aktrimi i saj është pëlqyer shumë, aq sa spekulohet se mund të nominohet për Oscar.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.