Jennifer Lopez dhe Ben Affleck festojnë ditën e Shën Valentinit dhe bëjnë të njëjtin tatuazh

0 194

Ata janë shumë të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit dhe nuk e fshehin. Jennifer Lopez dhe Ben Affleck – të cilët u bashkuan me lidhjet e shenjta të martesës gushtin e kaluar – festuan ditën e Shën Valentinit për herë të parë si çift i martuar duke bërë të njëjtin tatuazh.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”, ka shkruar aktorja 53-vjeçare në një seri fotosh të bukura në Instagram.

Në foton e parë, J.Lo ka treguar tatuazhin e saj të ri, i cili përmban një simbol të pafundësie dhe një shigjetë me inicialet e tyre. Affleck gjithashtu ka të njëjtin tatuazh.

Lopez ndau edhe një sërë fotosh me bashkëshortin e saj ku të dy tregojnë se sa të dashuruar janë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.