Jeff Bezos do dhurojë pjesën më të madhe të parave për bamirësi

0 162

Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos planifikon që të japë pjesën më të madhe të pasurisë së tij prej 124 miliardë dollarësh për bamirësi.

Në një intervistë për CNN, ai deklaroi se “se do t’i kushtojë pjesën më të madhe të pasurisë së tij për të luftuar ndryshimet klimatike dhe për të bashkuar njerëzimin përballë problemeve të thella si ndarjet sociale dhe politike”.

Kritikët kanë qortuar Bezos për mosnënshkrimin e Giving Pledge, një premtim i qindra njerëzve më të pasur në botë për të dhuruar pjesën më të madhe të pasurisë së tyre për qëllime bamirësie.

Duke folur së bashku me partneren e tij, gazetaren filantropiste Lauren Sánchez, tha se po “ndërtojnë kapacitetin për të qenë në gjendje të dhurojnë këto para.”

I pyetur nëse synon të dhurojë pjesën më të madhe të pasurisë së tij, Bezos tha: “Po, po”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.