Iu hoqën 15 pikë nga klasifikimi, Juventusi lajmëron apelimin e vendimit

0 720

Juventusi ka sinjalizuar gjykatën se do të apelojë vendimin, që i hoqi 15 pikë nga tabela e klasifikimit. Ky është padyshim një veprim i pritshëm, por që nuk premton shumë për shkak se një çështje tjetër që lidhet me pagat është në fuqi, teksa presioni nga jashtë është tejet i madh.

“Klubi dhe ekipi ligjor kanë lexuar me kujdes dhe do të shqyrtojnë me kujdes arsyetimin e vendimit të Gjykatës Federale të Apelit. Në lidhje me këtë dokument, i parashikueshëm në përmbajtjen e një vendimi të vështirë, por me të meta për shkak të palogjikshmërisë së dukshme, të metave të arsyetimit dhe pabazueshmërisë ligjore, klubi do të përgatisë një apelim në kohën e duhur.

Legjitimiteti i argumenteve të Juventusit do të mbrohet me vendosmëri, por me respekt për institucionin që ka marrë vendimin”, thuhet në një deklaratë në faqen e internetit të klubit. Juventusi po përballet me një situatë të vështirë brenda dhe jashtë fushës. Në situatën aktuale, bardhezinjtë po kalojnë periudhën më të vështirë pas rënies në Serinë B.

Leave A Reply

Your email address will not be published.