Inxhinieri Sokol Kikini: Po zhdukin gjurmët e krimit në Durrës me shëmbjen urgjente të pallatëve

488

Sot me urdhër qeveritar kanë filluar të shemben disa pallate në Durrës. Fotot e shembjes kanë marrë dhenë kur IKMT me ca mjete po shemb pallatet problematike të cilat kanë marrë vulën ” duhet shembur”. Por Durrësi përveç vend tragjedie mbetet dhe vend krimi që do të thotë se duhej që prokuroria duhej të kishte filluar hetimin penal për lejet e ndërtimit dhe cilësinë e punimëve në këto pallate nga firmat zbatuese.

Në studion e news24 ishin disa nga inxhinierët më të njohur të vendit. Inxhinieri Sokol Kikini theksoi, ndër të tjera, se pse po nxitohet për ti shembur këto pallate të cilat kanë probleme me kushtet teknike të ndërtimit. Pra, tha Kikini, se duhet që prokuroria ti filmonte, t’i kontrollonte me ekspertët e fushës për të ngritur akuza penale ndaj shkaktarëve të kësaj situate.

Ajo që theksoi Kikini tregon se dikush në qeveri dhe në bashkinë e Durrësit janë të interesuar që ti zhdukin gjurmët e krimit. Bashkia e Durrësit ka dhënë lejet e ndërtimit dhe ajo është përgjegjëse, por fakti që po i rrëzojnë shpejt e shpejt tregon se nuk duan të ketë asnjë gjurmë për prokurorinë.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.