Infantino “shkelmon topin” për paqe: Kërkojmë armëpushim në Ukrainë gjatë Kupës së Botës

0 167

Pak ditë para fillimit të Kupës së Botës në Katar, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino donte të niste një apel nga G20 në lidhje me luftën në Ukrainë.

Fjalët e tij, të raportuara nga “Sky”, përpiqen të sjellin një moment pauze në konflikt: “Apeli im për të gjithë ju është të mendoni armëpushimin e përkohshëm për një muaj, të paktën gjatë kohëzgjatjes së Kupës së Botës”.

Dhe nëse kjo nuk do të ishte e mundur: “Ose të paktën krijoni disa korridore humanitare a diçka që mund të çojë në rifillimin e dialogut si hap i parë drejt paqes”. Dhe pastaj përsëri: “Ne nuk jemi aq naivë sa të besojmë se futbolli mund të zgjidhë problemet e botës.

E dimë se objektivi ynë kryesor si organizatë sportive është dhe duhet të jetë sporti. Fakti që futbolli bashkon botën mund të jetë shkas për një gjest pozitiv”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.