Ikja masive e të rinjve, Kërpaçi: 15 kushtet e BE-së, si dyert e ambasadave para 30 viteve që duhej të hapeshin

0 301

Kryetaja e LRI-së, Floida Kërpaçi përmes një postimi në facebook, ka prekur plagën e ikjes masive të të rinjëve. Sipas saj, 15 kushtet e BE-së për Shqipërinë, në rrugën për Integrimin, janë si dyert e ambasadave para 30 viteve, që duhej të hapeshin.

”Ikja masive e të rinjve dhe të rejave, me emigrim të ligjshëm apo si azilkërkues drejt vendeve të Bashkimit Evropian, shifër e rritur shumë veçanërisht vitet e fundit, dëshmon qartë se ata nuk pajtohen me faktin qe edhe pas 30 viteve prej rënies së sistemit të partisë-shtet, republika jonë i shërben vetëm partisë në pushtet”.

Postimi i plotë

Nëse dashuria për vendin do të kishte mbizotëruar mbi dashurinë për pushtetin, këto 30 vite që prej rrëzimit të sistemit do të kishin qenë për Shqipërinë vite zhvillimi dhe jo regresi. Do të kishim një situatë më të mirë ekonomike, afërsi me vlerat e familjes evropiane dhe qytetarëve tanë nuk do t’u mungonte asgjë për të ndërtuar një jetë të qetë e të sigurt këtu në shtëpinë e tyre.

Ikja masive e të rinjve dhe të rejave, me emigrim të ligjshëm apo si azilkërkues drejt vendeve të Bashkimit Evropian, shifër e rritur shumë veçanërisht vitet e fundit, dëshmon qartë se ata nuk pajtohen me faktin qe edhe pas 30 viteve prej rënies së sistemit të partisë-shtet, republika jonë i shërben vetëm partisë në pushtet.

15 kushtet e Bashkimit Evropian janë sot për aspiratën evropiane të shqiptarëve si dyert e ambasadave që duhej të hapeshin me patjetër, atëherë për të fituar lirinë, ndërsa 15 kushtet sot për të fituar shtetin që i shërben qytetarëve dhe standardet demokratike që do na bëjnë të mundur finalizimin me sukses të rrugës tonë drejt familjes evropiane, ashtu siç e deshën dhe e duam edhe sot më tepër se kurrë

Leave A Reply

Your email address will not be published.