Icardi dhe Wanda Nara, sërish në krizë

0 27

Mauro Icardi dhe Wanda Nara po kalojnë një moment tjetër krize. Kjo është ajo që doli në programin televiziv argjentinas “Socios del espectaculo”. “Është kriza e fundit e kësaj marrëdhënieje.

Transferimi i Icardit te Galatasaray nuk ka të bëjë me të si agjente, të dy vazhdojnë të ndajnë një marrëdhënie profesionale”, – tha prezantuesja Luli Fernandez.

“Bombën” e hodhi megjithatë gazetarja Mariana Brey: “Wanda po afrohet më shumë me dikë që e njeh prej kohësh: këngëtarin L-Gante. Ata ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe afrohen dita-ditës”.

Pra, midis Wanda dhe Icardi paska hyrë një i tretë… “L-Gante dhe Wanda Nara ndajnë një miqësi të thellë… Disa javë më parë ata morën pjesë në të njëjtën festë. Nuk kishte asgjë skandaloze publikisht, por afiniteti i tyre tërhoqi vëmendjen, kishte shumë njerëz në atë festë.

Nga sa më thanë, Wanda ishte shumë e interesuar për të”, – shtoi prezantuesja e emisionit. Për momentin lajmi nuk është konfirmuar dhe as mohuar nga të interesuarit drejtpërdrejt. Në këtë periudhë, Nara është duke udhëtuar mes Argjentinës, ku po xhirohet programi televiziv i saj “Këngëtarja e maskuar” dhe Stambollit, ku i është shpërngulur e gjithë familja.

Cili është L-Gante? Emri i vërtetë, Elian Angel Valenzuela. L-Gante është një reper i lindur në vitin 2000. Ai ka lindur dhe është rritur në Argjentinë, në provincën e Buenos Aires dhe ka debutuar në botën e muzikës vetëm 15 vjeç.

Si këngëtar njihet kryesisht në vendin e tij për këngët me tekste shumë të forta. Djali është i njohur edhe për tatuazhet e tij të shumta, duke përfshirë shumë në fytyrë. Pavarësisht moshës së re, ai tashmë ka një vajzë të lindur nga një lidhje tashmë e përfunduar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.